Deputetët e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Erion Braçe, kanë debatuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me një plan të qeverisë për t’i dhënë prioritet fuqizimit të sportit të Padelit në Shqipëri.

Klosi tha se ky sport, që sipas një pjese të madhe të deputetëve shihet si një sport luksi, mund të ndihmojë në rritjen e imazhit të Shqipërisë dhe të ofertës turistike për vendin tonë.

Braçe ishte kundër këtyre planeve të qeverisë, duke theksuar se 2.2 milionë euro për kuota pjesëmarrjeje në aktivitete, janë shumë para, të cilat sipas tij mund të investoheshin diku tjetër.

Po ashtu Braçe theksoi se nëse ka një sport që sot është në ditët e tij më të këqija, ai është Futbolli, sport i cili sipas tij po jep shpirt.
Situata mes socialistëve ishte sërish e tensionuar edhe në ulëset e parlamentit. Siç duket dhe në videot e mëposhtme debati mes Klosit dhe Braçes ka vazhduar.