Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve për mosbindje civile duke nisur nga sot në protestën që ka nisur në orën 17:00 deri në krijimin sipas tij të një qeverie teknike.

Mirëpo pas thirrjes së Berishës i cili është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën ‘korrupsion pasiv’ për aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’, rrjeti ka shpërthyer në ironi.

Në rrjet Berishës i kanë kujtuar të gjitha bëmat gjatë pushtetit të tij nga keqqeverisja deri tek pasuritë e vendosura nga familja e tij.

Në videon virale që shihni më poshtë janë rënditur disa prej akuzave që mban mbi kurriz Berisha dhe familja e tij. Nga ana tjetër janë dhe apartamentet që zotëron e bija e tij në Europë.