Rusia kërkon që vendet europiane të cilat e akuzuan për helmimin e Alexei Navalny, Alexei Navalny, me një toksinë bretkose, të japin të dhëna konkrete për të mbështetur pretendimin e tyre,
Kështu u shpreh të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, shkruan Reuters.
“”Ne kërkojmë që ata të dorëzojnë të dhëna konkrete mbi këtë çështje”, tha Zakharova ndër të tjera.
Britaniae Madhe, Franca, Gjermania, Suedia dhe Holanda thanë përmes një deklarate se analizat e mostrave nga trupi i Navalny kishin konfirmuar praninë e epibatidinës, një toksinë që gjendet në bretkosat helmuese në Amerikën e Jugut dhe që nuk gjendet natyrshëm në Rusi.
Navalny ishte një aktivist i shquar kundër korrupsionit dhe politikani më i spikatur opozitar në Rusi për më shumë se një dekadë.
Në kohën e vdekjes së tij në një burg në veri të Artikut, Navalny po vuante një dënim prej 19 vjetësh burgim nën akuza për ekstremizëm, që ai dhe mbështetësit e tij kanë thënë se ishin të motivuara politikisht dhe ishin hakmarrje për aktivitetin e tij kundër Kremlinit.
Ai ishte në burg që nga janari i vitit 2021, kur u arrestua pasi u kthye në Rusi pas shërimit në Gjermani nga një helmim me agjent nervor, të cilin ai e përshkroi si një tentim-vrasje të sponsorizuar nga shteti, të kryer nga agjentët rusë të sigurisë dhe të miratuar nga Putini.




















