Këtë të diel në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë. Veliaj është i pranishëm në sallën e gjyqit dhe përfaqësohet nga avokati Sokrat Gjermeni.

Të pranishëm në seancë janë edhe prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Altin Dumani. Kryebashkiaku kishte argumentuar se nuk ekzistonte më rreziku i prishjes së provave, pasi çështja tashmë kishte kaluar për gjykim.

Megjithatë, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e Veliajt, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”. Prokurorët kanë kërkuar mos të ndryshohet masa.