Kryeministri Edi Rama është sot pjesëmarrës në eventin dedikuar fondit social për vitin 2026 ku do të prezantohen 14 shërbime të reja sociale për fëmijët dhe nënat në nevojë, për fëmijë dhe të rritur me aftësi ndryshe, për të moshuarit, për gra dhe vajza viktima të dhunës, si dhe për fëmijë pa kujdes prindëror.

Me bashkëpunim dhe me aktorët e Bashkimin Evropian, Rama tregon se tashmë dhënia e shërbimeve sociale është shtrirë dhe në nivel vendor me përfshirjen e bashkive.

“Përpjekja nisi në kushtet tejet të vështira me një borxh të akumuluar prej dhjetëra miliona eurosh ndaj personave me aftësi ndryshe dhe ndaj familjeve me ndihmë ekonomike. Ishte një borxh i madh në malin e borxheve të trashëguara që u desh adresuara më shumë përpjekje, reforma dhe më masa këmbëngulëse.

Risia ka qenë shtrirja e shërbimeve në nivel vendor dhe përfshirja e pushtetit vendor në mënyrë aktive gjë që është në hapat e ara, por që tani na ka dhënë të gjitha arsyet për të besuar se kjo është rruga e drejtë. Çuarja e këtij procesi përpara nënkupton që të shkojmë përtej volumit dhe shifrave që janë inkurajuese se që sot Shqipëria të kujdeset në mënyrë të posaçme për 65 mijë individë është shumë domethënëse.

Nga ana tjetër, bazuar dhe në mënyrë sesi funksion shoqëria shqiptare, që nuk është akoma tërësisht e perëndimorizuar në pikën që njeriu nuk i thotë mirëmëngjes njeriut dhe pse jetojnë përballë, është e rëndësishme që me bashkitë të shtyjmë përfshirjen e familjeve në këtë sistem të përkujdesjes sociale. Këtu duhen gjetur mekanizmat e financimi me pushtetin vendor, kryetarët e bashkisë janë aktorët kryesorë për të arritur të përcjellin sensin e kësaj qasje dhe të bëjnë punën e nevojshme bindëse”, tha Rama.