Në marshimin që po zhvillohet këtë të martë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë të pranishëm edhe figura të rëndësishme të politikës në Kosovë dhe jo vetëm. Marshim i janë bashkuar edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kreu i BDI Ali Ahmeti, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, djali i Hashim Thaçit dhe kreu i PDK Bedri Hamza.

Siç shihet edhe nga pamjet, Osmani është e shoqëruar nga Balla dhe Ali Ahmeti. Gjithashtu i pranishëm është edhe djali i ish-presidenti Thaçi, Endrit Thaçi. Ai shihet pranë Ballës ndërsa sheshi është mbushur plot me njerëz që kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.