Gjykata Kushtetuese pritej të mblidhej sot për të vendosur mbi ankimin e qeverisë, e cila ka kundërshtuar pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministre të Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke e cilësuar këtë si një ndërhyrje të gjyqësorit në punën e ekzekutivit.
Megjithatë, mbledhja u shty për herën e dytë, pas kërkesës së gjyqtarëve për më shumë kohë për shqyrtim, një javë më parë.
Ndërkohë, shumica socialiste ka kushtëzuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë këtë çështje akoma më të ndërlikuar në skenën politike dhe juridike.




















