Një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Richter ka goditur Kosovën mbrëmjen e së martës.
Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja është regjistruar në orën 22:05, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, me epiqendër në zonën e Shtërpcës.
Tërmeti është ndier në pjesën më të madhe të vendit. Nuk ka raportime për dëme materiale.




















