Lufta u tretë botërore u shpall kur I rendi i bazuar në ekuilibrin e fuqisë të krijuar nga rezultatet e Luftës së Dytë Botërore dhe kur Gjermania e mundur u bashkua, dhe vijoi më pas me bombardimin e serbëve. Kështu tha ish zëvendës kryeministri serb, tani Presidenti i Lëvizjes Socialiste, Aleksandar Vulin, ndërsa komentoi deklaratën e liderit ukrainas Zelenski se lufta e trete botërore ka nisur.

“Lufta e Tretë Botërore vazhdoi me poshtërimin e Rusisë, ndaj së cilës pakti i NATO-s filloi të zgjerohej pavarësisht premtimeve të bëra se NATO nuk do t’i afrohej kufijve të saj. Lufta e Tretë Botërore vazhdoi me përmbysjen e autoriteteve legjitime dhe ligjore në Irak në vitin 2003, me njohjen e detyruar të shtetit të rremë të Kosovës në vitin 2008, pavarësisht garancive të Perëndimit dhe Rezolutës 1244, e cila njeh se statusi i Kosovës nuk është zgjidhur dhe nuk do të zgjidhet jashtë Kombeve të Bashkuara”, ishin fjalët e Vulin.

Ai shtoi më tej, se Lufta e Tretë Botërore ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe u provokua nga vende të udhëhequra nga politikanë për të cilët lexojmë sot si mysafirë të Ishullit të Epsteinit, dhe të cilët nuk janë as Rusia, as Kina, as Serbia.