Ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës për nder të 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Krahas përfaqësuesve institucional pjesë e seancës solemne është edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Po ashtu në seancë janë edhe personalitete të shumta që kanë kontribuar për çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, përfshirë edhe Rifat Jasharin.




















