Rey Manaj ishte në qendër të vëmendjes në përballjen e radhës së Sivasspor ndaj Vanspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi dy gola brenda tre minutash në pjesën e parë, duke i dhënë epërsi të sigurt skuadrës së tij.
Manaj zhbllokoi takimin në minutën e 28-të dhe dyfishoi shifrat në të 31-ën, ndërsa para pushimit Sivasspor shënoi edhe golin e tretë, duke mbyllur fraksionin e parë në avantazh 3-1.
Megjithatë, në pjesën e dytë ndeshja mori tjetër rrjedhë. Vanspor reagoi fuqishëm dhe arriti të barazojë 3-3, duke përmbysur dinamikën e sfidës dhe duke i mohuar fitoren skuadrës së Manajt.




















