Nga Eliot of Kaufman, Wall Street Jorunal

Kudo që të jeni dhe çfardo eksperti që të pyesni do tju thotë -që çfarë nuk do të ndodhe dhe çfarë nuk mund të ndodhë – në Iran. Ndryshimi i regjimit është i pa mundur. Harrojini protestat e Janarit. Rregjimi ka çdo gjë në dorën e saj. Ajo zotëron armët dhe është e gatëshm e ti përdori ato. Njikohësiht hiqje mëndjen nga sulmet ajrore lundrejt udheheqjes ose banditeve ju nuk jeni në gjëndje të përmbysni atë sistem nga ajri. Beso politikën shkencore.
Ali M. Ansari ka nji opinion tjeter. “Unë mbështes pikpamjet e Hannah Arendt thotë ai: Revolucionet janë të pamundura për tu nisur por edhe të pa evitueshme kur ato fillojnë”. Profesor Ansari është në moshën 58 vjeçare profesor historije në Universitetin e Skocis në Shën Andriju. Këtu ai është drejtues i historisë Iraniane. Në vitin 2024 ai shkrojti librin “Irani’ nji nga librat me shumë vlere në kohë e historis moderne. Ai është i shqetsuar me dijetarët internacional të shkencave politike “të cilët janë bërë skllevër të shablloneve të tyre duke mos kuptuar atë çfarë realisht ndodh në Iran.
Shumica dërrmuese e njerëzve po vuajnë. Sistemi politik urrehet. Sistemi ekonomik nuk po jep rezultate”, thotë ai në një intervistë video. Pagat “nuk i plotësojnë më nevojat themelore të jetës. Ekziston një krizë mjedisore – ata kanë shterur ujërat nëntokësore. Dhe tani, ata kanë një krizë ndërkombëtare”. Kjo nuk është në rendin e ditës.
____________________________________________________________________________
Regjimi përballet me një krizë si kurrë më parë, dhe kombi ka një traditë 120-vjeçare të luftës për të vendosur sundimin e ligjit.
“Çdo krizë që mund të mendoni po përballet nga Republika Islamike”, thotë zoti Ansari. “Njerëzit më thonë, ‘Oh, por është e fortë dhe e qëndrueshme’. Epo, nuk mund të jetë kaq e fortë dhe e qëndrueshme sepse njerëzit po rebelohen çdo disa vjet, dhe në një shkallë që regjimi e konsideron ekzistenciale.” Mbështetësit e regjimit, të cilët z. Ansari i vlerëson me 10% deri në 20% të gjithë popullsisë “mendojnë se Irani do të mundi SH.B.A. në këtë luftë. Mbas një heshtje vazhdon: ” Ata nuk do jenë në gjëndje të arrijnë atë rezultat”.
Profesori thekson përulësinë. Nuk e dimë nëse regjimi do të bjerë. Por ai nuk e beson pretendimin se lëvizja protestuese u shtyp përgjithmonë në Janar – dhe jo vetëm sepse SHBA-të dhe Izraeli po krijojnë një mundësi të re.
“Regjimi kreu një masakër kaq masive saqë në fakt rezultoi kundër produktive,” thotë ai. “Nëse do ta kishin shtypur atë, të themi, vetëm’ me 3,117 të vdekurit që pretendojnë, mund të kishte pasur sukses.” Por, duke vrarë “10,000, 15,000, 20,000 nga ju në mënyrën e rastësishme që bënë – dhe duke qëlluar njerëz në shtretërit e spitaleve – kjo krijon një zemërim që është i vështirë për t’u shtypur.” Studentët kishin rifilluar protestat para se të fillonin sulmet ajrore më 28 Shkurt.
Analogjia me masakrën e Sheshit Ti-ananmen të Kinës në vitin 1989 dështon për një sërë arsyesh. Për shembull Pekini kishte diçka për t’u ofruar popullit të vet: “Po, ne kemi mbështetur politikisht njekohësisht e kemi kuptuar se ju do keni një sukses në ekonomi dhe pikërisht ne do të jemi një supërfuqi. Në Iran, çfarë po ofrojnë ata? E tëra që regjimi mund t’u thotë banorëve gjith Iranianëve është se “Do të kaloni kohë të mrekullueshme në parajsë kur të arrini atje”.

Përveç kësaj, kemi dëgjuar tashmë, pas shtypjes brutale të protestave në vitin 2019 dhe përsëri në vitin 2022, “se lëvizja e protestave kishte vendosur që të dilte në rrugë nuk ia vlen sepse e tëra çfarë bëjmë është të qëllohemi”, thotë ai. “Pastaj papritmas, kjo shpërtheu në skenë në Janar”, më rebele se kurrë. Duke tërhequr lentet zbulohen “mjetet e përshpejtuara të protestave – gjithnjë e më shumë në rritje” – një “tendencë e vazhdueshme dhe e përsëritur për të protestuar dhe për të luftuar për lirinë e tyre”.

Kjo është një trashëgimi e Revolucionit Kushtetues të vitit 1906, i cili i pruri Iranit një “kushtetutë liberale në traditën Anglo-Amerikane” dhe vendosi idealin, nëse jo praktikën, të sundimit të ligjit. Ndërsa Revolucioni Islamik i vitit 1979 vjedh vëmendjen, viti 1906 “ka pasur një ndikim shumë më të thellë në idetë politike dhe aktivizmin”, argumenton z. Ansari në librin e tij të vitit 2024. Kjo traditë mbetet një alternativë e gjallë. Irani nuk është një projekt ndërtimi kombi, por një komb i vërtetë me një shtet modern që ajatollahët e trashëguan nga shahët.
Librat shkollorë thonë se Revolucioni Islamik filloi në Janar të vitit 1978, me një artikull në gazetën “Ettelaa” që fyente Ajatollah Ruhol-lah Khomeinin. Kjo shkaktoi protesta, “por mund t’ju them”, thotë z. Ansari, “askush nuk e vuri re në atë kohë që revolucioni kishte filluar”. Ai kujton se shkoi në kinema në Teheran si 10-vjeçar në Prill të vitit 1978 për të parë “Spiuni që më donte mua”, filmin e James Bond, të dubluar në Persisht. “Kjo, në mes të një revolucioni? Nuk mendoj kështu”, thotë ai.
Z. Ansari – djali i një ambasadori Iranian dhe një kushëri i largët i Farah Pahlavit, vejushës së Shahut – u dërgua në një shkollë me konvikt në Mbretërinë e Bashkuar në Qershor të vitit 1978, ku ai kaloi një kohë mjaft të mirë. Ai u kthye ne Iran ku punoi ne fushen e Akademis në vitin 1990 ku punoi tezat dhe mitin politikal të ndërtuar nga dinastia e Shah Pavlavit njikohësissht te legjitimoj sundimin e tij.
Z. Ansari punoi me këmbëngulje në një seri vitesh të një mbas njishme për të inkurajuar Iranin dhe Perěndimin të ndërtojnë një bashkëpunim konstruktiv. Republika Iraniane përbuzi idealet Anglo -Amerikane të kushtetutës të vitit 1906 njikohësisht edhe idealet Franceze të cilat rekomanduan revolucionin e vitit 1979. Në vënd që të ankoronin idetë tradicionale moderne të Shitëve, sikur revolucionaret premtuan, “udhëheqësi kryesor u kthye në një monark fetar”. Z. Ansari shton: “Parlamenti u kthye në një arë me lëvozhgën bosh.”
Kur unë vura në dukje se media po spekulon në lidhje me ndryshimin e ligjeve dhe se Irani po degradohet nga Garda e Trupave të Revolucionit Islamik z. Ansari menjiher nderhyri: ” Kështu është”. Kjo situate nuk ishte më përpara me IRGC dhe me vllezërit e tyre të armëve ishin në baraz të plotë; vazhdoi ai. ” Biznesi tashma u be konglomerat me forcen politike gradualisht ‘- dhe pastaj e mori tatëpjetën. Nën Presidentin Mahmut Amadinezhad{2005-2013}, organet e auditimit u shpërbënë dhe shumë asete shtetërore iu transferuan IRGC-së. Sipas një vlerësimi, 800 miliardë dollarë të ardhura u zhdukën.
“Shumë prej tyre në IRGC fituan shumë para,” thotë zoti Ansari, “dhe nuk duan t’i humbasin të gjitha.” Ky është tani një motiv më i fortë për të luftuar sesa zelli i vjetër revolucionar: “Nuk mendoj se IRGC është një lloj njësie homogjene, e unifikuar dhe ideologjikisht koherente prej qindra mijëra burrash.” (Kjo shifër përfshin edhe paramilitarët basij.)
Grupi kryesor mund të drejtohet “nga një lloj milenarizmi shiit, i përkushtuar ndaj Khameneit si një kult,” thotë zoti Ansari, “por nuk është një organizatë që nuk përçahet në skaje dhe nuk ka një larmi pikëpamjesh në periferi dhe grupe të ndryshme brenda.” Nëse SHBA-të dhe Izraeli e shtypin regjimin, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e tij për të shtypur popullin, ai pret që disa fraksione të IRGC-së të ndahen.
Të tjerët do të vazhdojnë të luftojnë si çështje mbijetese personale. Dezertuesve u është premtuar amnisti, por Garda Revolucionare e di se Iranianët do ta kenë të vështirë të falin ata. “Shahu i fundit humbi durimin” vazhdon Z. Ansar, “por shume prej mbështetësve të tij vendosën të largohen. Ata u arrarisën në Amerikë edhe në Europë. Ku po shkojnë këta djema?”
Tundimi i Amerikanëve për të arritur një marrëveshje me regjimin funksionon në favor të ajatollahëve. “Mund të bësh çdo lloj marrëveshjeje me Republikën Islamike të Iranit,” thotë zoti Ansari. “Të gjitha do të jenë të përkohshme. Asgjë nuk do të zgjasë.” Merrni parasysh bisedimet bërthamore që i para prinë luftës. Vetëm disa javë pas “ndoshta masakrës më të tmerrshme të Iranianëve nga qeveria e tyre në 200 vjet”, thotë zoti Ansari, “ne hyjmë në negociata dhe papritmas, të gjithë po flasim për centrifuga dhe Iranianët kanë vjedhur narrativën që e ka bërë diskutimin Amerikan të anshëm, duke siguruar që pothuajse të gjithë demokratët do të kundërshtonin luftën eventuale.
Perëndimi zakonisht gabon duke “luftuar në terrenin e zgjedhur nga regjimi”, thotë zoti Ansari. Presidenti Obama filloi duke pranuar se problemet e Iranit ishin në fund të fundit faji i Amerikës. Pastaj, kur shpërthyen protestat Iraniane në vitin 2009 për shkak të zgjedhjeve të vjedhura, zoti Obama “u bëri të ditur të gjithë atyre që mund të dëgjonin, se një zgjidhje bërthamore trumpetonte të drejtat e Iranianëve individualë”, shkruan zoti Ansari në librin e tij të vitit 2024. Shitësit e marrëveshjes pretenduan se zgjidhja e përplasjes me SHBA-në do ta vendoste Iranin në rrugën e liberalizimit politik. “Realiteti ishte se qasja e Iranit ndaj marrëdhënieve të tij ndërkombëtare do të diktohej nga politika e brendshme, e cila po ngurtësohej çdo ditë”.
Opsioni ushtarak i SHBA-së, që supozohej se ishte “në tryezë” si një kërcënim për regjimin e Iranit, në vend të kësaj u bë një armë kundër kundërshtarëve Amerikanë të një marrëveshjeje bërthamore. Marrëveshja ishte “e arsyeshme” në pamje të parë, thotë zoti Ansari, “por njerëzit e trajtuan atë sikur të ishte një lloj “Uji i Shenjt”. Ajo përfundoi duke frenuar Amerikën, jo Iranin. Në Siri, “Rusët dhe Iranianët u grumbulluan dhe gjysmë milioni Sirianë vdiqën në atë luftë”. Z. Obama nuk ndërhyri nga frika se mos e shqetësonte Iranin dhe prishte marrëveshjen bërthamore. “Marrëveshja kishte për qëllim t’i lidhë duart Iranit”, thotë ai, “jo të lidhë duart tona.
Kur Presidenti Trump hoqi dorë nga marrëveshja e Obamës në vitin 2018, kujton z. Ansari, “ne në Perëndim të gjithë thoshim: ‘O Zot, a nuk është Trump bir kurve?’ Por shumica e Iranianëve nuk u interesonte. Ata nuk kishin parë asnjë përfitim nga marrëveshja.” Regjimi hezitoi në vend që të ndërmerrte hapat e nevojshëm për angazhimin ekonomik të SHBA-së.
Për Iranianët, historia e vërtetë ishte viti 2009, kur shpresa për reforma politike të brendshme vdiq. “Por sigurisht që kjo na mungon në Perëndim,” thotë z. Ansari. “Jemi aq të fiksuar në atë që mendojmë se po bëjmë në lidhje me sigurinë dhe armët bërthamore – të cilat kanë vendin e tyre – saqë nuk e kuptojmë se çfarë po ndodh brënda vendit.”
Për të njëjtën arsye, disa në Perëndim tani janë “të hutuar që Iranianët e rinj do të brohorasin sepse Amerikanët kanë filluar t’i bombardojnë”, thotë ai. “Ajo që ata duan është një jetë më e mirë. Një jetë normale. Ata duan të jenë në gjendje të udhëtojnë në Amerikë ose të studiojnë atje.”
Kjo prek problemin kryesor që z. Ansari sheh me analizën perëndimore: “Ne dështojmë t’u japim Iranianëve agjenci në atë që bëjnë.” Kur është në rrëmujë, ekonomia e Iranit është në refleks për te sharë sanksionet Amerikane. Kjo nuk shpjegon pse Iranianët e kanë keq menaxhuar ujin e tyre. Nuk tregon pse para se të vinin sanksionet e vërteta në vitet 2011-12, ato nuk ishin kurrë në gjendje të sillnin ndonjë investim të huaj direkt në vënd. Tani, pse ndodh kjo?” pyet ai. “Është e brëndshme. Është korrupsioni, kleptokracia, afati shkurtër, pa qartësia, mungesa e llogari dhënies, pasiguria. Sanksionet nuk e bënë jetën më të lehtë, thotë ai, por ato nuk e ndoqën Iranin. Ato ishin pasojë e sjelljes së regjimit.
Lufta e sotme është një shembull tjetër. “Ne jemi këtu në shumë mënyra sepse Iranianët kanë brohoritur ‘Vdekje Amerikës’ për 47 vjet. Unë thoja, ‘Nuk mendoj se kjo është e dobishme’. Bashkëbiseduesit dhe ndërmjetësit Perëndimorë do të përgjigjeshin se regjimi nuk e kishte me të vërtetë me gjithë mënd. “Epo, nëse nuk e kanë me gjithë mënd, atëherë mos e thoni. Ndalojeni. Por ata kurrë nuk do ta thoshin,” thotë ai. “Për të qenë i sinqertë, mendoj se shkuan shumë larg për kohë të gjate me probleme që duhet ti zgjidhnin.
“Ata nuk mbështeteshin te një president që do të thyente procedurën standarte të operimit, të cilin nuk mund ta pengonin deri në zgjedhjet e ardhshme në SHBA. Z. Ansari thotë se Irani kishte çdo shans për të shmangur luftën. Por humbi Evropën duke u rreshtuar me Rusinë në Ukrainë dhe refuzoi të bënte një ofertë të besueshme kur z. Trump u kthye në detyrë. “Sa më gjatë prisnin, aq më keq bëhej. Ata mund të kishin arritur një marrëveshje gjashtë muaj më parë. Por kur anijet presin jashtë, çmimi i kërkuar rritet.
“Regjimi këmbënguli gjatë gjithë kohës për një “të drejtë për të pasuruar Uraniumin”, e cila “do të kishte më shumë besueshmëri nëse do të respektonin edhe çdo të drejtë tjetër”, thotë me zë të lartë z. Ansarí. “Ne shpesh i mendojmë Iranianët si mendimtarë shumë strategjikë, që luajnë lojën afat gjatë. Jo, jo. Është ndryshe. Ata janë të pavendosur”, thotë ai. “Ne u atribuojmë atyre shumë kompetencë. Unë nuk e konsideroj atë që po ndodh tani si rezultat i një mendimi të madh strategjik”.
Ai tregon një “ideologji dogmatike dhe një kulturë ankesash, ku ata kanë marrë një goditje për programin e tyre bërthamor dhe nuk mund të tërhiqen”. Në vlerësimin e tij, nga kokë fortësia e pastër, regjimi vendosi në thelb t’i shpallë luftë SHBA-së.
“Dështimi për ta parë këtë, dhe shumë të tjera, mund t’i atribuohet “analizës mbizotëruese të përqendruar në Uashington”, thotë zoti Ansari. “Ne gjithmonë e shohim Iranin si pothuajse margjinal ndaj problemit, që është Uashingtoni”. Sikur zoti Trump të mos e kishte bërë këtë apo atë, komentuesit tërbohen. Por nëse tani ka një mundësi për ndryshim regjimi, kjo është për shkak se politikë bërësit Amerikanë për një herë ishin në gjendje të ktheheshin nga pasqyra dhe të shihnin atë që populli Iranian e di mirë: Z. Kaufman është anëtar i bordit editorial të gazetës dhe bashkautor i librit “Në Dhomën e Luftës: Historia e Brendshme e Luftës së Izraelit Kundër Hamasit dhe Boshtit Iranian”, që do të dalë në Shtator.

Përktheu: Abdyl Ali Koprëncka