Një lajm i shkëlqyer vjen për arbitrimin shqiptar në futbollin e vajzave.

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësinë në ndeshjen shumë të rëndësishme të Ligës së Kampioneve për vajza mes skuadrave të Wolfsburgut dhe Olympique të Lyon, dy prej klubeve më të njohura në futbollin e vajzave dhe pretendente për triumfin final.

Sfida mes këtyre dy skuadrave e vlefshme për çerekfinalet e këtij kompeticioni do të zhvillohet në 24 mars në orën 18:45 në Gjermani.

Emanuela Rusta do të ndihmohet në këtë ndeshje nga arbitrja tjetër shqiptare Mirjeta Salla dhe anglezja Nicoleta Bria që do të jenë asistentet

Si gjyqtare e katërt është caktuar rumunia Iuliana Demetrescu, ndërsa në sallën VAR do të jenë dy gjyqtarë zviceranë, Michele Schmolzer dhe Luca Cibelli.