Bylis triumfoi 2-1 ndaj Flamurtarit, në duelin e javës së 29-të, pas një fundi dramatik.
Ndeshja ishte shumë e luftuar, por u vendos pas 3 golave në fund
Përndrenca shfrytëzoi në maksimum një krosim nga e majta dhe e dërgoi topin në rrjetë me kokë, për t’i dhënë fitoren vendasve.
Këtë avantazh të minutës së 83-të, Bylis e ruajti deri në sekondat e fundit.
Në minutën e 94-t, ishte Bintsouka, që shënoi golin e barazimit për Flamurtarin, duke krijuar idenë se ndeshja do të mbyllej barazim.
Tre minuta më vonë, Muric shënoi golin e dytë dhe të fitores për Bylisin.
Me këtë sukses, ballshiotët mbajnë vendin e shtatë me 30 pikë dhe shkëputen 6 pikë nga vendi i fundit, që mbahet nga Flamurtari.
Vlonjatët, me këtë disfatë, duken gjithnjë dhe më afër rënies në Kategorinë e Parë.




















