Izraeli ka vazhduar të sulmojë Iranin gjatë natës.
Ushtria izraelite konfirmoi këtë mëngjes se kishte sulmuar vendet e prodhimit të raketave në Teheran dhe një strukturë për prodhimin e minave detare në Yazd, sipas BBC.
Besohet se Irani ka mijëra mina detare, dhe megjithëse nuk është e qartë nëse ato janë vendosur, potenciali i tyre për të dëmtuar anijet tregtare ka kontribuar në frikën për sigurinë që ka mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit.
Sulmet iraniane kundër Izraelit vazhduan gjithashtu – me imazhe që tregojnë gjurmë raketash në qiell mbi qytetin bregdetar të Netanyas.
Ndërkohë, një sulm izraelit goditi periferitë jugore të Bejrutit sot në mëngjes, sipas medieve libaneze.
“Porti kryesor tregtar i Kuvajtit është sulmuar nga dronët”, tha autoriteti portual duke shtuar se ka pasur dëme materiale, por nuk janë raportuar viktima.
Gjithashtu, Arabia Saudite ka raportuar se ishin interceptuar dronë të shumtë gjatë natës.
Gjatë natës, “Wall Street Journal” ka raportuar se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton dërgimin e 10 000 trupave shtesë tokësore në Lindjen e Mesme.




















