Massimilliano Allegri vazhdon të mbetet i kujdsesshëm, por Milani duket se e ka blinduar vendin e tij në zonën Champions dhe tani te klubi kuqezi po punohet për merkaton e ardhshme. Investimi më i madh do të bëhet në sulm me Milanin që nuk mund të gabojë më me qendërsulmuesit dhe tani po monitoron Retegui dhe Kean.
Por në ditët e fundit mendimet e Igli Tares po përqendrohen në reparte të tjera.
Në mesfushë ëndrra është Goretzka. Fillohet me mesfushën, ku emri i shkruar në bllokun e Drejtorit Sportiv të Milanit është Leon Goretzka të cilit i skadon kontrata në qershor dhe do të formonte një treshe ëndrrash te kuqezinjtë me Modric dhe Rabiot. Por për të arritur te futbollisti gjerman që ka një pagë 18 milionë euro bruto në sezon dhe që pëlqehet edhe nga klube të tjerë mes të cilëve edhe Juventusi, nuk do të jetë aspak e lehtë me Milanin që ka në mendje t’i propozojë Goretzkas një kontratë 3 vjeçare me 5 milionë euro në sezon për ta bindur atë që të vijë në Milanello. në rast dështimi, alternativa do të jetë Ismael Kone nga Sassuolo që deri tani ka bindur në këtë sezon me paraqitjet e tij në sezonin e tij të parë në Serie A. Por në mënyrë paralele, Milani po monitoron edhe profile të tjerë sic është ai i Andre nga Corinthians që dukej se po transferohej në fakt te Milani pëe 15 milionë euro dhe bonuse përpara se Corinthians të bënte prapakthehu. Ata që mund të bëjnë valixhet gati në këtë rast janë Fofana dhe Loftus Cheek.
Për mbrojtjen sytë nga një njohje e vjetër. Përvec mesit të fushës, te Milani duhet përforcuar edhe mbrojtja sepse këtë vit Allegri kishte në dispozicion vetëm 5 mbrojtës për 3 vende dhe me rritjen e numrit të ndeshjeve duhet rritur edhe organika. Duhet një futbollist që të jetë menjëherë gati dhe që mbase e njeh kampionatin italian dhe për këtë arsye kuqezinjtë po monitorojnë ish mbrojtësin e Napolit, Kim Min Jae, por në krye të listës së dëshirave është ai i Mario Gila i Lazios, futbollist të cilin në Romë e solli vetë Tare. Qendërmbrojtësit spanjoll i skadon kontrata me Lazion në qershor të 2027 dhe kjo mund të ndihmojë që klubi roman të ulë vlerën e vendosur për të prej 25 milionë eurosh, por pengesa e madhe në këtë pikë do të jetë pikërisht Lotito.
Leao në mercato. Një pjesë e buxhetit, përveç kualifikimit në Champions mund të vijë nga merkatoja e shitjeve dhe në mënyrë të veçantë nga ajo e Rafael Leaos që Milani ka vendosur ta nxjerrë në merkato pas skenës në Olimpico dhe një sezoni në përgjithësi të vështirë. Në kontratën e portugezit është një klauzolë e zgjidhjes së kontratës për 175 milionë euro por padyshim që bëhet fjalë për një vlerësim jashtë merkatoje dhe asnjë nuk do të prezantojë një shifër të tillë. Kështu lind pyetja; cili është çmimi i duhur? ‘La Gazzetta Dello Sport’ iu drejtia Observatorit të Futbollit, CIES me seli në Zvicër dhe ëallabies, kompani milaneze që ka ndihmuar disa klube të Serie A në merkato, për t’iu kërkuar të bëjnë një vlerësim për Leaon dhe përgjigjet ishin këto; CIES: 40-50 milionë, në varësi të fuqisë financiare të blerësi dhe ëallabies: 65-75 milionë sepse Leao edhe pse ndryshoi rol sipas algoritmeve ka pasur një rendiment konstant në krahasim me sezonet e kaluara.




















