Bizneset që duan të menaxhojnë stacione plazhi gjatë sezonit turistik veror 2026 duhet të aplikojnë brenda ditës së sotme. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, rikujtoi se sot është afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve.
Sipas tij, subjektet që plotësojnë kriteret ligjore mund të finalizojnë aplikimin në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, në mënyrë që të përfshihen në sezonin e turistik.
Ministria e Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit theksojnë se respektimi i këtij afati është i rëndësishëm për organizimin e stacioneve të plazhit dhe përgatitjen e sezonit veror.
Nëse këto kufij tejkalohen, subjektet rrezikojnë gjoba dhe madje humbjen e së drejtës për të menaxhuar plazhin. Vendimi erdhi pas kritikave për çmimet e larta të shezlongëve në disa plazhe të jugut gjatë sezoneve të fundit turistike.




















