Në këtë datë të veçantë të 8 Marsit, kryeministri Edi Rama veç urimit ka publikuar një video në llogarinë e tij të “Facebook” ku turistë nga e gjithë bota që kanë vizituar Shqipërinë bëjnë urime në gjuhët e tyre të lindjes.

“Urimet për këtë datë të rëndësishme për gruan vijnë në gjuhët e ndryshme të turistëve”, është teksti shoqërues i video-s ku shfaqen turistë të huaj që urojnë nga vende të ndryshme të Shqipërisë.