Një tjetër episod i tensionuar ka shënuar sot punimet në sallën e Kuvendit, ku seanca u ndërpre nga kryeparlamentari.
Sipas raportimeve, situata është përshkallëzuar në një moment, kur deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka hedhur një shishe uji në drejtim të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në kohën kur kamerat e transmetimit janë fikur, duke e bërë incidentin të padokumentuar në kohë reale.




















