U mbajt sot finalja e edicionit të parë të Festivalit Kombëtar të Shkencës me nxënësit e gjimnazeve të Shqipërisë. Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe kryeministri Edi Rama vizituan nga afër stendat e nxënësve ku u njohën me projektet dhe prototipet e krijzuara prej tyre.
Gjatë fjalës së saj, ministjra e Arsimit Mirela Kumbaro falenderoi nxënësit dhe mësuesit për angazhimin në këtë festival.
“Ju jeni sot të gjithë fitues, mbi 300 gjimnaze të Shqipërisë janë angazhuar, 6 mijë nxënës kanë marrë pjesë dhe kanë vrarë mendjen duke përktheyr dijet e tyre që kanë marrë në shkenca në projekte të bukura bashkë me mësuesit. Bashkë me mësues të matematikës, informatikës, bilogjisë të gjithë shkencave, sinqerisht duhet t’ju themi faleminderit të gjithë nxënësve që na injektuan këtë energjinë dhe adrenalinë sepse kemi të gjithë nevojë për këtë, prandaj perderisa keni mbërritur këtu jeni të gjithë fitues.
Ajo që është e bukur është se ju sot keni shumë më tepër mundësi, keni shumë mjete në duar, keni shumë më tepër përgjigjë për shumë pyetje dhe më vjen mirë që do të keni mundësinë nesër dhe në vitet në vijim që do të keni projekte të zhvillimit të ekonomisë, shkencës por sidomos të mendimit kritik dhe ta gjeni vet rrugën që do të ndiqni në jetën tuaj.
Inteligjenca artificiale është ajo që është sot e pranishme dhe do të jetë bashkëudhëtarja jonë e pashmangshme. E gjitha kjo bashkë me Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe që e përmbyllëm javën e kaluar, bashkë me programin Art -Zeje, bashkë me ekipet sportive dhe paketën e re ligjore që ne kemi bërë për të nxitur jo vetëm mësuesit por edhe të tjerë ekspertë të fushës të na bashkangjiten të gjitha këto janë pjesë e programit që ne e kemi quajtur edhe me ndryshimet ligjore ‘Pas Shkolle’”, tha ministrja Kumbaro.
3 çmimet e para të edicionit të parë të këtij festivali u fituan nga gjimnazet “Asim Zeneli” Gjirokastër (vendi i tretë), “28 Nëntori” Shkodër (vendi i dyë) dhe “Zhani Ciko” Patos (vendi i parë).
Gjatë dhënies së çmimit për grupin fitues të shkollës “Zhani Ciko” të Patosit, kryeministri Edi Rama u shpreh: “Ky çmim tregon se kjo kohë e teknologjisë, përtej zonës së madhe apo te vogel, qytetit apo fshatit, qendres apo periferisë, ka sjellë qe mjafton dija, fuqia e endrres dhe vullneti se bashku me nje smartphone ose kompjuter per te sunduar fatin dhe për te ndryshuar boten dhe shembulli i vajzave dhe djemve nga Patosi eshte nje shembull kuptimplote i ketij festivali, çdo gjë e prisja nga Patosi, duke qene se eshte i lidhur me zonen e naftes, por te vijne vajza e djem nga Patosi te flasin për lulet dhe bletet, është diçka e jashtëzakonshme”, ishte fjala e kryeministrit Rama.
Projekti fitues i këtij edicioni të parë “Parku Inteligjent i Bletëve”, ishte një përpjekje ekosistem funksional ku ndërthuren të dhënat biologjike dhe digjitale për monitorim mjedisor, edukim STEM dhe zhvillim ekonomik lokal nga grupi i nxnëësve të shkollës “Zhani Ciko” në Patos.
Ministrja Kumbaro falenderoi edhe partnerët e këtij festivali si Unicef, Save the Children, British Council edhe shumë partnerë të tjerë sidomos universitetet, Universitetit Politeknik, Universitetit të Tiranës, Gjirokastrës, Korçës, Shkodrës, Vlorës, Elbasanit që kanë mbështetur dhe mentoruar nxënësit në projektet e tyre.








