Modelja e njohur spanjolle Cindy Kimberly ka habitur ndjekësit e saj me postimin e fundit në Instagram, ku është shfaqur në poza tepër provokuese para aparatit fotografik.
Bukuroshja ka pozuar “topless”, ndërsa mbante veshur vetëm një fund të bardhë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave në rrjetet sociale. Fotografia ka marrë mbi 79 mijë pëlqime dhe qindra komente nga ndjekësit e saj vetem ne pak ore.
Cindy Kimberly ka qenë në një lidhje për rreth tre vite me futbollistin anglez Dele Alli, por dyshja u nda vitin e kaluar. Pas ndarjes, modelja hoqi futbollistin nga rrjetet sociale dhe fshiu të gjitha fotot që kishte me të.
Nga ana tjetër, karriera e Dele Alli ka kaluar një periudhë të vështirë vitet e fundit. Ish-ylli i Tottenham Hotspur dhe kombëtares së England, aktualisht është lojtar i lirë pas largimit nga Como 1907.














