Ministrat europianë, ministrja Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Juraj Blanár, kanë zhvilluar një konferencë me ministrin e jashtëm Ferit Hoxha, pas takimit zyrtar mes tyre.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Juraj Blanár, deklaroi se Sllovakia është e gatshme të ofrojë ndihmë për Shqipërinë për mbylljen e grup-kapitujve.
“Nevoja urgjente për zgjerim është më e domosdoshme. Është një element kyç për sigurinë e kontinentit. Është thelbësor për tradidat gjeo-politike. Rëndësia strategjike e rajonit është theksuar edhe më tej. Ne e shohim vizitën e “S3” në Tiranë si në kohën e duhur. Shqipëria ka pasur përparim dhe ka përmbushur kritetet e integrimit, mund të shndërrohet në kampione në rajon, në këtë fushë. Është me rëndësi për të gjithë rajonin që të ketë sa më shumë shembuj pozitiv. Kërkojmë që parimi i meritës të jetë kyç”, tha ministri sllovak.
Ministrja Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, u shpreh:
“Europa për shqiptarët duhet të jetë realiteti që e ndjejnë që sot, jo vetëm një premtim për të nesërmen. Ne mbështesim fort integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor, hap pas hapi, përparim i prekshëm për njerëzit dhe bizneset. Vijoni me reformat”.
Të njëjtën mbështetje e konfirmoi edhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka.
“Kur Shqipëria dorëzoi aplikimin në 2009-ën në Pragë, gjatë Presidencës tonë në Këshillin Europian, në praninë time se në atë kohë isha anëtar i zyrës presidenciale, kryeministri Edi Rama tha se gjithçka lidhet kaq mirë. Faleminderit për diskutimin e frytshëm gjatë drekës, me shijen e rakisë në fund, është mjaft e veçantë. Unë mendoj që të tre ne erdhëm këtu të shprehim mbështetjen tonë të fortë, por edhe të dëgjojmë. Shqipëria po shënon përparim të shpejtë e real. Çelja e grup-kapitujve në 30 muaj është e shkëlqyer, mbresëlënëse! Do të thotë se ju jeni angazhuar seriozisht, ky përparim është bazë e fortë për fazën e ardhshme”, tha ai.
Aktualitet Kryesore Të Fundit
Ministrat e tre vendeve të BE-së vizitojnë Tiranën: Shqipëria mund të jetë kampione në rajon për përmbushjen e kritereve të integrimit
30/04/2026 15:41

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, deklaroi se anëtarësimi në BE mbetet prioritet strategjik i Shqipërisë dhe se procesi duhet të bazohet në meritë, reforma dhe rezultate konkrete.
“Diskutimet tona u përqendruan gjithashtu në ndërlidhjet energjitike dhe korridoret e transportit, veçanërisht në dritën e zhvillimeve aktuale gjeopolitike, përfshirë situatën në Lindjen e Mesme. Këto zhvillime nënvizojnë edhe më shumë nevojën për forcimin e lidhshmërisë rajonale, qëndrueshmërisë dhe sigurisë energjetike. Trajtuam gjithashtu çështjet e migracionit dhe menaxhimit të kufijve, duke i konsideruar ato si dimensione kyçe të sigurisë së BE-së dhe të shteteve anëtare”, bëri me dije Hoxha.