Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha sot se kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore për t’u miratuar para se të nisë aktiviteti ligjor i basteve sportive online.

Gjatë një konference me gazetarët ditën e sotme, kreu i Financave shpjegoi se këto akte nënligjore do të bashkërendohen dhe dakordësohen me Ministrinë e Drejtësisë, e më tej do të publikohen, në mënyrë që të vijohet me licencimin e operatorëve potencialë.

“Për sa i përket basteve sportive online, kanë mbetur edhe dy akte nënligjore që ne po i bashkërendojmë dhe dakordësojmë me Ministrinë e Drejtësisë dhe, sapo të përfundojë bashkërendimi dhe dakordësimi, do t’i publikojmë ato, në mënyrë që të vijohet me licencimin e operatorëve potencialë për të ofruar në mënyrë të ligjshme pjesën e basteve online”, tha Malaj.

Ministri u pyet nga gazetarët edhe për paqen fiskale.

Edhe kjo nismë ka mbetur peng e miratimit të akteve nënligjore, ndërkohë që Petrit Malaj tha se pritet që këto akte të hyjnë në fuqi brenda muajit maj.

“Sa i përket akteve nënligjore për fshirjen e detyrimeve doganore dhe tatimore dhe paqes fiskale, siç deklarova edhe dje, do të hyjnë në fuqi brenda këtij muaji. Dhe nëse do të ketë apo jo zgjatje të afateve, do të vlerësohet, sepse mund të ndodhë brenda muajit maj, në gjysmën e parë apo të dytë. Në varësi se si do të ecim me miratimin e këtyre udhëzimeve dhe akteve nënligjore, do të vendosim nëse do të ketë shtyrje apo jo. Nëse do të ketë shtyrje, do të bëjmë ndërhyrje ligjore, sepse afatet janë të përcaktuara me ligj. Sa i përket akteve nënligjore për fshirjen e detyrimeve doganore dhe tatimore dhe paqes fiskale, siç deklarova edhe dje, do të hyjnë në fuqi brenda këtij maji. Dhe nëse do të ketë apo jo zgjatje të afateve, do të vlerësohet, sepse mund të ndodhë brenda muajit maj, në gjysmën e parë apo të dytë. Në varësi se si do të ecim me miratimin e këtyre udhëzimeve dhe akteve nënligjore, do të vendosim nëse do të ketë shtyrje apo jo. Nëse do të ketë shtyrje, do të bëjmë ndërhyrje ligjore, sepse afatet janë të përcaktuara me ligj”, theksoi ministri i Financave.