Për shkak të dhunës verbale dhe fizike të deputetëve të opozitës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi mbylljen e diskutimeve në Kuvend dha kalimin direkte në votim të akteve të parashikuara në rendin e ditës, kërkesë e cila u aprovua me kartonat e mazhorancës.

“Edhe kur në sallën e kuvendit shqiptar deputetët kërcënohen me jetë se nuk do të vijnë më të gjallë në sallë, kur një deputete tjetër i thotë “nuk shkel më këtu”, kur deputetët goditen për shkak të detyrës me mjete të forta, me këtë kusht provokim mbylljen e diskutimit dhe kalimin për votim, ju lutem ta hedhim për votim kërkesën time”, tha Balla.
Burime për mediat raportuan se pas ndërprerjes së seancës, deputeti i PD, Flamur Noka, ka kërcenuar me fjalë të renda kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Do të të rrjep si kec, të bëj atë që nuk të shkon në mendje”, mësohet t’i ketë thënë Noka-Ballës gjatë përplasjeve në sallë, gjatë së cilës Noka e goditi edhe me shishen e ujit.