Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj foli dhe për çmimin e naftës ku ditën e djeshme u ul me 10 lekë pas mbledhjes së Bordit të Transparencës.

Ajo u pyet nga gazetarët në lidhje me taksën te karburanti, ku tha se kush konsumon më shumë, paguan më shumë. Sakaq ministrja theksoi se çmimet janë nën monitorim të vazhdueshëm.

Ibrahimaj shtoi se është parashikuar edhe mekanizmi i uljes së akcizës kur çmimi i karburantit kalon nivelin prej 220 lekësh.

Politikë Të Fundit
Taksat te karburanti, Ibrahimaj: Kush konsumon më shumë, paguan më shumë. Çmimet nën monitorim të vazhdueshëm
10/04/2026 10:33

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj foli dhe për çmimin e naftës ku ditën e djeshme u ul me 10 lekë pas mbledhjes së Bordit të Transparencës.

Ajo u pyet nga gazetarët në lidhje me taksën te karburanti, ku tha se kush konsumon më shumë, paguan më shumë. Sakaq ministrja theksoi se çmimet janë nën monitorim të vazhdueshëm.

Ibrahimaj shtoi se është parashikuar edhe mekanizmi i uljes së akcizës kur çmimi i karburantit kalon nivelin prej 220 lekësh.

“Ne nuk mendojmë se ka nevojë për ndërhyrje në taksën e qarkullimit. Ajo mblidhet në këtë formë sepse është më e drejtë, pasi ai që konsumon më shumë karburant paguan më shumë taksë qarkullimi, për të gjithë komponentët që lidhen me përdorimin e karburantit. Kemi vendosur reduktim të akcizës së karburantit sa herë që çmimi shkon mbi 220 lekë. Ky akt parashikon që çmimi të ulet sa herë që kalon këtë nivel. Taksat nuk kanë ndryshuar, janë të përcaktuara me ligj dhe nuk ka asnjë arsye që të përfshihen në deklarimet e Bordit të Transparencës. Ne do të vazhdojmë të kryejmë një monitorim të vazhdueshëm”, u shpreh Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.