Postimi i plotë i Elisa Spiropalit:
đŠđ±đČđ°NĂ« MaqedoninĂ« e Veriut, studentĂ«t shqiptarĂ« protestuan pĂ«r gjuhĂ«n shqipe. VetĂ«m ky fakt Ă«shtĂ« mjaftueshĂ«m i rĂ«ndĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar se problemi nuk Ă«shtĂ« procedural, por thellĂ«sisht politik, institucional dhe moral.
Protesta e djeshme tregoi se ndonjëherë një shtet i zbulon çështjet e pazgjidhura jo në sallat e parlamentit dhe as në deklaratat politike, por në rrugë. I zbulon në fytyrat e studentëve. Në mënyrën se si një i ri detyrohet të protestojë për diçka që në Europë do të duhej të ishte zgjidhur prej kohësh.
Problemi nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« provim nĂ« gjuhĂ«n shqipe. Problemi Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i thellĂ«. ĂshtĂ« fakti se barazia e shqiptarĂ«ve ende trajtohet si kompromis politik dhe jo si themel kushtetues i shtetit. NjĂ« gjuhĂ« nuk Ă«shtĂ« pĂ«rkthim administrativ. ĂshtĂ« dinjitet, kujtesĂ« dhe identitet. ĂshtĂ« mĂ«nyra se si njĂ« popull i mbijeton historisĂ«, kohĂ«s dhe çdo pĂ«rpjekjeje pĂ«r zbehje apo asimilim.
Dhe kur studentĂ«t detyrohen tĂ« dalin nĂ« rrugĂ« pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« mĂ«suar, pĂ«r tâu testuar dhe pĂ«r tĂ« jetuar nĂ« gjuhĂ«n e tyre, atĂ«herĂ« problemi nuk Ă«shtĂ« te studentĂ«t. Problemi Ă«shtĂ« te njĂ« politikĂ« qĂ« ende nuk e ka pranuar plotĂ«sisht barazinĂ« si vlerĂ« themelore tĂ« shtetit.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk po kërkojnë privilegje. Po kërkojnë atë që duhet të ishte zgjidhur para shumë vitesh dhe që në këtë shekull nuk do të duhej të diskutohej më.
Shqiptarët si etnitet politik, gjuha shqipe dhe të drejtat kolektive duhet të jenë të përcaktuara qartë, fort dhe pa ekuivok në Kushtetutën e shtetit, sepse shqiptarët nuk janë pakicë e toleruar, por një nga shtyllat shtetformuese të vetë Maqedonisë së Veriut.
Këto çështje nuk mund të mbahen pezull përmes interpretimeve politike apo ligjeve që ndryshojnë sipas klimës së pushtetit. Ato duhet të jenë standard kushtetues dhe demokratik, në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe me vetë standardet europiane aq të përsëritura.
Në këtë moment kërkohet më shumë urtësi, më shumë dialog dhe më shumë vizion. Kërkohet besim se barazia nuk e dobëson shtetin, e forcon atë. Se respektimi i gjuhës, dinjitetit dhe identitetit të shqiptarëve nuk është kërcënim për askënd, por garanci për një Maqedoni të Veriut më demokratike, më të qëndrueshme dhe më europiane.
Sepse në fund, gjuha shqipe është pjesë e shpirtit tonë.
Dhe askush nuk mund tâi kĂ«rkojĂ« njĂ« populli tĂ« heshtĂ« nĂ« gjuhĂ«n e vet. đŠđ±
(Fotot – Shkup)












