Për të parandaluar bullizmin online, i cili shpesh bën viktima fëmijët, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Policia e Shtetit nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për të forcuar sigurinë e të miturve në internet.

Marrëveshja synon të parandalojë dhe luftojë krimet digjitale që prekin fëmijët dhe adoleshentët, përfshirë abuzimin dhe shfrytëzimin seksual online, bullizmin kibernetik, mashtrimet dhe forma të tjera të dhunës virtuale.

Shantazhi, gjuha e urrejtjes, bullizmi dhe ngacmimet seksuale online vijojnë të jenë ndër format më të përhapura të dhunës digjitale në vend.

Sipas të dhënave të vitit 2025, fenomeni i abuzimit online ndaj të miturve ka shënuar rritje shqetësuese. Vetëm në portalin iSIGURT.al janë raportuar 615 raste.

Ekspertët sqarojnë se rastet raportohen edhe nga fëmijë të moshës 7-vjeçare, ndërsa adoleshentët mbeten më të rrezikuar nga profilet e rreme, denigrimi dhe publikimi pa leje i fotove apo materialeve personale.