SPAK ishte në qendër të pyetjeve që Senati amerikan i drejtoi Eric Wendt, të nominuarit për ambasador të SHBA-së në Shqipëri. Ai u pyet mbi rolin e SPAK-ut si një institucion i mbështetur nga asistenca amerikane dhe ndikimin që kjo strukturë mund të ketë në rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri.
Pyetja nga Senati: SPAK ka qenë i suksesshëm dhe është një shembull i qartë i asaj që ka arritur asistenca amerikane në Shqipëri. A mund të na tregoni më shumë? Cili është roli i kësaj strukture në nxitjen e investimeve në Shqipëri?
Wendt: Nga gjithçka që kam lexuar, SPAK në Shqipëri është një institucion shumë i vlefshëm dhe i pavarur. Prokurorët që punojnë aty i nënshtrohen procesit të vetingut.










