Në sheshin ‘Skëndërbej’ zhvillohet sot finalja e Fip Platinum Albania, turneu ndërkombëtar i padel, i cili që prej datës 26 maj, është vendosur në qendrën e kryeqytetit të Shqipërisë.
FIP Platinum është niveli më i lartë i CUPRA FIP Tour, qarkut global të Federatës Ndërkombëtare të Padel-it (FIP). Këto turne janë ndër ndalesat më prestigjioze të sezonit, me një fond çmimesh prej 120.000–150.000 euro dhe 300 pikë renditjeje për fituesit, së bashku me praninë e lojtarëve më të mirë ndërkombëtarë që luftojnë për lavdi.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga këto 4 ditë ndërsa fton të gjithë qytetarët për të ndjekur nga afër finalen e madhe, ku hyrja për të gjithë vizitorët është falas. Finalja e turneut të padel përkon dhe me finalen e madhe të kampionatit evropian UEFA Champions League.
“MIRËMËNGJES
dhe me ftesën që pas finales së madhe të UEFA CHAMPIONS LEAGUE-s të shijoni finalen e turneut ndërkombëtar të padelit, FIP PLATINUM ALBANIA sonte në Sheshin Skënderbej, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në postimin e tij.










