Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas takimit të zhvilluar këtë të premte në Tiranë, duke e cilësuar pjesëmarrjen e demokratëve si një mesazh të qartë kundër asaj që ai e quan “farsë” politike.
Në një postim në rrjetet sociale, Salianji u shpreh se mijëra demokratë të pranishëm në kryeqytet dëshmuan se opozita nuk është dekor dhe se qytetarët nuk pranojnë të heshtin përballë padrejtësive.
“Tirana sot dha mesazh të qartë: farsa nuk mund të zëvendësojë demokracinë. Mijëra demokratë në Tiranë dëshmuan se opozita nuk është dekor dhe se qytetarët nuk pranojnë të heshtin përballë padrejtësisë”, shkruan Salianji.
Ai theksoi se përgjigjja e opozitës ndaj situatës politike mbetet qëndresa, ndërsa shprehu mirënjohje për të gjithë mbështetësit që morën pjesë në aktivitet.










