Një investim i rëndësishëm për banorët e fshatit Vilëz në Zall Bastar është rruga e re që lidh fshatrat përreth.
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu, si dhe zv/ministri i Punëve të Brendshme Xhemal Qefalia zhvilluan sot një takim me banorët e zonës në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë”.
Në takim me banorët ata theksuan se rruga e re do të sjellë më shumë zhvillim, akses dhe mirëqenie për çdo familje.
“Kjo rrugë për ju është zhvillim, kjo rrugë për ju është akses, kjo rrugë për ju është edhe më shumë mirëqenie për secilën prej familjeve tuaja”, iu drejtua Manastirliu banorëve.
Ndërsa Qefalia theksoi se “sot jemi në stadin dhe në miratimin e këtij fondi që ka caktuar bashkia e Tiranës që më së fundi ta kemi kemi të kryer rrugën e Vilëzës”.
Banorët e zonës vlerësuan po ashtu investimet e fundit në këtë komunë, ndërsa theksuan lehtësinë që sjell rruga e re për komunitetin.










