Konkursi do te mbahet ne datat 20-27 stator ne Los Angeles te Amerikes.
Ky është një moment krenarie për Kosovën, pasi Kreshniku po arrin të tërheqë vemendjen e publikut ndërkombëtar me karizmën, paraqitjen dhe personalitetin e tij inspirues. Në bazë të votimeve aktuale, ai renditet në vendin e 6-të nga gjithsej 52-54pjesemarres nga vende te ndryshme te botes per momentin , duke deshmuar mbështetjen e madhe që po merr nga publiku shaiptar dhe më gjerë. Me historinë e tij frymëzuese, nga Mitrovica Kosova drejt suksesit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Kreshniku po e perdor kete platforme per te promovuar kulturen, talentin dhe potencialin e te rinjve kosovare.
Përmes ketij perfaqësimi, ai synon te inspiroje brezin e ri që të besoje ne endrrat e veta dhe té mos heqé dore kurre nga ambiciet, pavaresisht sfidave te jetës. Mbështetja e publikut metet kyçe ne rrugetimin e tij drejt finales sé madhe.
Nga një fëmijëri e formuar nga qëndrueshmëria dhe sfidat në Kosovë, deri te ndërtimi i një karriere të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrugëtimi i Kreshnikut është një histori frymëzuese e ambicies, guximit dhe vendosmërisë. Pas shumë vitesh jetese në New York dhe tashmë duke lulëzuar në Miami si nje stilist i talentuar i prezantuar ne publikime prestigjioze, ai vazhdon te inspirojë te tjerët përmes pasionit të tij për udhëtimet, kulturën dhe zhvillimin personal.
Kreshniku përfaqëson me krenari frymën e të ënderruarit pa frikë, duke dëshmuar se pavarësisht prejardhjes suaj, me punë të palodhur dhe besim në vetvete, gjithçka eshtë e mundur.












