Nëse keni nishane në lëkurë, mos i neglizhoni ato, pasi kanceri i lëkurës është forma më e shpeshtë e kancerit. Por nëse kapet në kohë, trajtohet me sukses. Mjekja dermatologe, Erjona Shehu, tregon kur duhet të shkojmë te mjeku.
“Duhet bërë një hartëzim i lëkurës. Shikohen nëse ke nishane, ndryshon forma e tyre, madhësia”, shprehet Erjona Shehu, mjeke dermatologe.
Sipas mjekes dermatologe Erjona Shehu, rreziku i kancerit të lëkurës nis që në vogëli, përveç diellit, pjesëve të ekspozuara në diell, nishanet janë një sinjal kur dalin në disa zona të tjera.
Ndonëse më e rrallë, por melanoma është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës, e cila shfaqet në moshën 30-60 vjeç.
Kanceri i lëkurës ndodh kur qelizat e lëkurës rriten ose shumohen në mënyrë të pakontrolluar dhe të parregullt. Ata të cilët kanë histori familjare me kancer të lëkurës duhet të tregojnë kujdes të shtuar në monitorimin e tyre.










