Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca e radhës parlamentare, ku pritet të zhvillohen 6 interpelanca të kërkuara nga opozita.
Referuar rendit të ditës, interpelancat do të zhvillohen me kryeministrin Edi Rama dhe katër ministra të qeverisë.
Një nga pikat kryesore të rendit të ditës është mocioni me debat për problematikat e evidentuara në raportin vjetor të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, si edhe për gjetjet e progresraportit të Komisionit Europian.
Në seancën e sotme pritet që kryeministri Edi Rama të përballet me interpelancë të kërkuar nga deputeti Tritan Shehu.
Ndërsa interpelancat e radhës do të zhvillohen me:
Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri;
Ministrin e Financave, Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo;
Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, kërkuar nga deputeti Erion Braçe;
Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Erion Braçe, si edhe nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
Opozita kërkon të ballafaqohet me ministrat socialistë,










