Portali e-Albania ka njoftuar se do të jetë përkohësisht jashtë funksionit për shkak të një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik të infrastrukturës teknologjike.
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar këtë të martë, ndërprerja e shërbimeve elektronike do të nisë më 15 maj në orën 22:00 dhe do të zgjasë deri më 18 maj në orën 08:00.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe bizneset nuk do të kenë akses në shërbimet online të portalit.
Autoritetet bëjnë me dije se ndërhyrja synon përmirësimin e performancës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike elektronike.
Në përfundim të njoftimit, përdoruesit falënderohen për mirëkuptimin gjatë kohës së pezullimit të përkohshëm të platformës.










