Duke folur për prokurimet publike, kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Evropian nuk ka vendosur piketa të ndërmjetme ndërsa u shpreh se ‘në prokurime jemi një vend anëtar i BE’.
Rama gjithashtu foli dhe për raportin e IBAR dhe vijimin e negociatave, duke thënë se çdo vijon normalisht dhe se pritet miratimi i vendeve anëtare për të kaluar në fazën e radhës, atë të mbylljes së negociatave.
“Prokurimet publike nuk janë te piketa të ndërmjetme. Kjo d.m.th. që ne në prokurime jemi një vend anëtar i BE. Kjo d.m.th. që tenderat në Shqipëri ndryshme sesi përflitet pafundësisht duke u bërë target në bazë të gjysmë të vërtetash, merret një fakt që nuk është gënjeshtër dhe pastaj ngritët një lukuni për të kthyer përmbys punën që është bërë në këtë fushë. Shqipëria në këtë fushë nuk ka piketë të ndërmjetme. Piketat janë për çështje që shkojnë përtej procesit normal të anëtarësimit. I kemi shpjeguar që lidhen me faktin që shtetet negociojnë. Ndryshe nga çfarë thuhet pa pushim, që negociata s’ka se Shqipëria bën vetëm ca i thonë, kjo nuk është e vërtetë, ne nuk bëjmë vetëm çfarë na thonë, por dhe çfarë duhet, ne negociojmë për fusha që kemi nevojë për kohë.
Unë nuk them asnjë më shumë, ne nuk jemi në atë tryezë, aty na përfaqëson KE. Komisioni është dakord me ne, jo me disa nga ju. Komisioni është dakord që i kemi plotësuar detyrat për të hyrë në fazën e re, ajo e mbylljes. Vendet anëtare janë 27, bëjnë pyetjet e tyre. Pyetjet dhe shqetësimet e vendeve anëtare nuk lidhen me piketat e ndërmjetme, për me ato përmbyllëse. Vendet anëtare nuk mund ta ndryshojnë atë që është bërë dhe që Komisioni ka vënë përpara. Është tërësish brenda parashikimeve, nuk ka asgjë nga çfarë i është rrokanisur koka popullit shqiptar. Që çoi deri në dalje e flamujve të Gjermanisë në krahët e molotovarëve”, tha Rama.










