Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjitha mediat e interesuara se ka nisur procesi i akreditimit për Takimin Ministror “Ukrainë – Evropa Juglindore”, i cili do të zhvillohet më 12 qershor 2026, në Tiranë.
Përfaqësuesit e mediave janë të lutur të dërgojnë kërkesën e tyre në adresën elektronike:
[email protected]
Afati i fundit për aplikim është data 3 qershor 2026.
Në kërkesë duhet të përfshihen të dhënat e plota të përfaqësuesve të medias që do të marrin pjesë, përfshirë:
• Emrin dhe mbiemrin
• Funksionin/pozicionin
• Emrin e medias/institucionit
• Fotografi personale
Programi mediatik parashikon:
• Foto nga mbërritja e delegacioneve
• Fjalët hapëse të Ministerialit
• Konferencën e përbashkët për shtyp
Badge-t e akreditimit do të tërhiqen në hollin kryesor të Hotel Tirana International në oraret e mëposhtme:
• E mërkurë, 10 qershor 2026 | ora 10:00 – 14:00
• E enjte, 11 qershor 2026 | ora 10:00 – 14:00
Përfaqësuesit e medias të akredituar do të njoftohen përmes postës elektronike lidhur me procedurat e aksesit dhe aspektet logjistike të aktivitetit.
Faleminderit dhe mirë se vini!










