Shefi i shërbimit të endokrinologjisë në QSUT, Agron Ylli, deklaron se për periudhën maj-qershor nuk ka pasur asnjë kërkesë apo rekomandim për trajtim me terapi hormonale.
Në një takim me ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë mbi udhëzuesin klinik për trajtimin hormonal, zv.ministrja Tomini sqaroi se ky udhëzues është për profesionistët e shëndetësisë dhe synon kujdes cilësor dhe të standardizuar për personat transgjinorë.
Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpjegoi se një ndër kriteret e procesit të integrimit është akses i barabartë në kujdes shëndetësor për të gjithë.
Drejtoresha e Këshillit të Evropës në Shqipëri, Giulia Re, theksoi se rekomandimet e Këshillit të Evropës u kërkojnë shteteve anëtare të garantojnë shërbime shëndetësore pa diskriminim.










