Senatori amerikan Bernie Sanders ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke shkruar se mbi 100 mijë shqiptarë kanë dalë në rrugë kundër resortit të planifikuar nga dhëndri i Trump-it, Jared Kushner.

“Në Shqipërinë e vogël, mbi njëqind mijë njerëz kanë dalë në rrugë kundër një resorti luksoz shkatërrues për mjedisin, të planifikuar nga, dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari. Kjo është ajo që duket si oligarkia globale, dhe populli po thotë JO.”, shkruan Sanders.

“Në Shqipërinë e vogël, mbi njëqind mijë njerëz kanë dalë në rrugë kundër një resorti luksoz shkatërrues për mjedisin, të planifikuar nga, dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari. Kjo është ajo që duket si oligarkia globale, dhe populli po thotë JO.”, shkruan Sanders.
Senator, unë jam një socialist i bindur, ashtu si edhe ju, por njëkohësisht respektoj fort rregullat e ekonomisë së tregut dhe të kapitalizmit. Për më tepër, nga sa duket, jeni informuar gabim: deri më sot nuk ka asnjë projekt të miratuar. Sapo projekti të bëhet publik dhe të prezantohet zyrtarisht, do të kem kënaqësinë t’jua përcjell edhe juve.

Shqipëria ka nevojë për investime të tilla. Ky projekt mund të na ndihmojë ta çojë vendin tonë në një nivel të ri europian dhe global në fushën e turizmit. Ne kemi nevojë për këtë zhvillim.

Tre të pestat e shqiptarëve na kanë besuar votën ne socialistëve — shokëve tuaj politikë, për të zhvilluar fuqishëm vendin tonë dhe për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve tanë.

Prandaj, ju lutem, mos e përdorni Shqipërinë si një mjet në debatet e politikës së brendshme amerikane apo si një mënyrë për të goditur kundërshtarët tuaj politikë në vend. Për shumë prej nesh, situata aktuale ngjan disi me filmin “Wag the Dog”, të cilin besoj se e keni parë.

Ndërkohë, ju lutem pranoni edhe ftesën time për të vizituar Shqipërinë, vendin tonë të bukur dhe ndoshta vendin më pro-amerikan në Europë, pavarësisht se kush ndodhet në pushtet në Uashington — republikanët apo demokratët.

Shpresoj sinqerisht që ta pranoni këtë ftesë, të cilën do t’jua dërgoj edhe zyrtarisht.

Gëzuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!