Edi Rama me gazetarët e BE-së:
Çdokush që ka një pronë private ka të drejtë të vendosë një gardh. Kur ka një proces të tillë, kemi protokolle që vërtetojnë të kundërtën, që ky vend funksionon si vend europian.

Kemi protokolle që vërtetojnë me shkrim që investuesve u janë thënë për cënueshmërinë e zonës, parametrat e për të tjera gjëra….
Çfarë mendoni? Si ta gjejë dikush mënyrën që ta bëjë të vërtetën të shihet dhe të dëgjohet.
Unë e thashë ditën e parë dhe të dytë pastaj hoqa dorë se e pashë që s’kishte të bënte me mjedisin por me një ndjenjë që ‘është koha jonë të marrim kontroll’.
E thashë që kush do të flasë është i mirëpritur për projektin. Përgjigja ishte ‘jo, ne nuk flasim, ne nuk dëgjojmë, ti duhet të japësh dorëheqje’.