Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi sot se më shumë se 1,300 vdekje i atribuohen valës së të nxehtit që ka goditur Evropën që nga 21 qershori.
“Më shumë se 1,300 vdekje të tjera janë regjistruar që nga 21 qershori në lidhje me temperaturat e larta në Evropë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një postim në X.
“Tani për tani, 150 milionë njerëz jetojnë në vapë ekstreme, qindra njerëz kanë vdekur, shkollat janë mbyllur dhe rrjetet elektrike janë nën presion të rëndë”, shtoi ai.










