Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në Tiranë ish-presidentin e Francës, François Hollande. Me anë të një postimi në Facebook, Rama bën me dije se ka nderuar Hollande me Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës.
Kryeministri e cilësoi vizitën e Hollande si një kënaqësi dhe privilegj, duke vlerësuar mbështetjen e tij të vazhdueshme për Shqipërinë. Gjithashtu Rama vlerësoi rolin e ish-presidentit francez në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, mbështetjen për integrimin europian të vendit dhe besimin e tij se Shqipëria ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar.
Postimi i Ramës:
Kënaqësi dhe privilegj të mirëprisja Presidentin e Francës, François Hollande. Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike. Vlerësim edhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për inkurajimin e rrugëtimit tonë europian dhe për besimin se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkua.










