Kjo e mërkurë pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit, me reshje shiu në disa zona.
Sipas parashikimit meteorologjik, reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata, priten në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë.
Ndërkohë, në qarqet e tjera të vendit parashikohen reshje të dobëta shiu.
Sa i përket temperaturave, ato do të mbeten tipike për stinën. Në zonat bregdetare temperaturat minimale dhe maksimale pritet të luhaten nga 19 deri në 28 gradë Celsius.
Në zonat e ulëta termometri do të shënojë nga 18 deri në 31 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore temperaturat do të variojnë nga 12 deri në 26 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë gjithë ditës, pa krijuar probleme të veçanta.










