Deputeti i PS-së, ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka folur këtë të enjte për Quo Vadis në Vizion Plus lidhur me çështjen më të ndjeshme të ditëve të fundit, protestën kundër projektit në Zvërnec. Vengu, si deputet i Vlorës, ka theksuar se sipas tij nuk po flitet vetëm për një resort, por për një model zhvillimi.

“Është kanalizuar biseda në debatin publik sikur ne po flasim për një resort. Ne nuk po flasim vetëm për një resort. Ne po flasim për modelin e zhvillimit në një aset kombëtar. Çfarë duan banorët në fund të fundit? Një lloj zhvillimi që të bëhet aty të jetë i pacënueshëm nga ana e ligjshmërisë. Ata duan zhvillim dhe janë aty prej ndoshta shekujsh. Janë të sfilitur për çështjen e pronësisë. Paprekshmëria e një territori mund të kthehet edhe në një degradim”, tha Vengu.