Ish Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka uruar përmes nnë statusi në llogarinë e saj të “Facebook” 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA.

 

Në urimin e saj shoqëruar me foton e takimit të saj me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rubio, deputetja socialiste shkruan:” Gëzuar ditën tënde, Amerikë, që është edhe dita jonë.

Vazhdo të qëndrosh në krye të vlerave themelore; për qytetarët e tu, miqtë, aleatët dhe botën. Fryma e një kombi të madh e të lirë gjithmonë triumfon.”