Tensionet e sotme para Kuvendit u shoqëruan me incidente ku si pasojë kanë mbetur të plagosur efektivë policie dhe protestues.

Siç bën me dije gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, gjatë përplasjeve të protestuesve me policinë, ku këta të fundit kanë hedhur gurë drejt policisë, kanë mbetur të plagosur 3 efektivë të cilët janë futur brenda rrethimit të parlamentit për të marrë ndihmën e parë.

Ndërkohë autoboti me ujë është afruar për të shpërndarë protestuesit.