Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka krijuar vështirësi për ekonomitë që varen nga importet e naftës, por Kina ka dalë si një nga përfitueset kryesore të kësaj situate. Kështu vlerëson firma këshillimore amerikane The Asia Group në një raport të publikuar së fundmi.

Sipas raportit, Pekini ka arritur të përballojë ndikimin e krizës falë diversifikimit të burimeve të energjisë dhe përdorimit të rezervave strategjike të naftës.

Ekspertët theksojnë se Kina jo vetëm ka zbutur pasojat e tronditjes në tregjet globale të energjisë, por ka përfituar edhe nga rritja e eksporteve të teknologjive të energjisë së pastër. Gjithashtu, Pekini po e përdor konfliktin në Iran për të forcuar imazhin e tij si një aktor i qëndrueshëm në arenën ndërkombëtare.