Shqipëria do të jetë edhe sot nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, pa ndikim në kushtet e përgjithshme atmosferike.
Temperaturat do të mbeten shumë të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 41°C në qarqet e Elbasanit dhe Beratit.
Në Gjirokastër termometri do të shënojë deri në 40°C, ndërsa në Fier deri në 38°C. Në bregdet, temperaturat maksimale do të variojnë nga 36°C në Sarandë deri në 37°C në Vlorë, ndërsa në Korçë priten deri në 34°C.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa herë pas here në zonat bregdetare dhe në lugina do të forcohet deri në 10 m/s.
Deti parashikohet të jetë i qetë, me valëzim 1-2 ballë.










