Gjatë Botërorit 2026 u shkaktuan polemika të forta për heqjen e kartonit të kuq të Balogun që ishte ndëshkuar me karton të kuq në sfidën me Bosnje Hercegovinën në 1/16 e finaleve. Tani zbulohen edhe prapaskenat e këtij vendimi dhe është e përditshmja The Times ajo që tregon gjithçka.
Vetëm një person vendosi anulimin e skualifikimit të Balogun dhe bëhet fjalë për presidentin e Komisionit të Disiplinës së FIFA, Mohammad Al Kamali dhe sipas The Times, ai nuk u konsultua me 17 anëtarët e komisionit përpara se të lejonte aktivizimit e sulmuesit amerikan të luante në 1/8 e finaleve ndaj Belgjikës.
Kjo çështje bëri që të shpërthejnë kritika të shumta në drejtim të presidentit amerikan Donald Trump i cili më pas pranoi se kishte telefonuar presidentin e FIFA, Gianni Infantino për t’i nënvizuar se ishte kundër këtij kartoni të kuq. Vetë Infantino konfirmoi bisedën me shefin e Shtëpisë së Bardhë, por duke shtuar se vendimi ishte marrë në mënyrë autonome nga komisioni.
‘I lexoj vendimet e Komisionit të Disiplinës së FIFA në momentin që ato publikohen. Ndonjëherë më befasojnë. Ndonjëherë jam dakord, ndonjëherë jo’-lexohej në komunikatën e kreut të qeverisë së futbollit botëror.










