Nënkryetarja e parlamentit Klodiana Spahiu, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se opozita duhet të mos e shajë Shqipërinë në sytë e botës.
Ajo tha se opozita duhet të bashkohet me mazhorancën për integrimin e vendit në BE.
Spahiu iu referua edhe ngjarjes së ditëve të fundit lidhur me ‘review’-të negative të protestuesve ndaj bizneseve. Deputetja spcialiste tha se akti ishte i rëndë dhe i dirigjuar nga partitë e vogla.
“Fenomeni që u vu re në ditët e fundit ishte shumë i rëndë, shumë i vështirë për t’u prnauar, por është bërë nën dirigjimin e disa prej opozitave të vogla të Shqipërisë. Nëse nga pjesa më e madhe e mazhorancës bëhet sakrifica maksimale që të arrijmë objektivin e kërkuar nga shqiptarët, mos bëni të kundërtën. Kur humbet turizmi, humbet çdo familje e nderuar dhe e respektuar shqiptare që punon me djersën e ballit. Opozita të bashkohet me mazhorancën për Shqipërinë në BE”, tha Spahiu.










